Ilir Meta paralajmëron: Një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë po afron!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një pjesë të shkurtër nga mesazhi që ai dha në Konventën Kombëtare që u mbajt në 25 korrik, një ditë pasi ai la postin e Presidentit.
Ish-kreu i Shtetit paralajmëron se “një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë në Shqipëri po afron!”, duke theksuar se duhet më shumë punë gjatë muajit gusht.
“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot e duke vazhduar përgjatë gjithë Gushtit që të kemi një Vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë, për llogaridhënien, për Shqipërinë, për të rinjtë e saj.
Në Konventën Kombëtare të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Ilir Meta i cili u rikthye në parti pasi përfundoi mandatin e Presidentit të Republikës, foli për referendumin, si e vetmja rrugë që Shqipëria t’u rikthehet qytetarëve.
Një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë në Shqipëri po afron! 🇦🇱
Posted by Ilir Meta on Monday, August 8, 2022
Në atë Konvente u vendos edhe ndryshimi i emrit të partisë, nga Levizja Socialiste per Integrim, ne Partia e Lirise.