Fifi reagon pas lajmeve të rreme që qarkulluan në rrjet mbi marrëdhënien e saj!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fifi reagon pas lajmeve të rreme që qarkulluan në rrjet mbi marrëdhënien e saj!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Megjithatë, ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme se këngëtarja është ndarë nga partneri i saj. Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga artistja, teksa i hedh poshtë të gjitha këto zëra. Në një shkrim të bërë në InstaStory, ajo shprehet e revoltuar për mënyrën se si shihen gjërat në publik.

Dhe ja pra miq kjo është Shqipëria. Një ditë të shpifet që nëse një çift poston më shumë se sa duhet thuhet ‘s’janë të lumtur’, ditën tjetër shpifet që je ndarë sepse nuk ke postuar foto çift. Juve s’ju bije njeriu në fije…dhe nëse mendoni që keni info të sakta rreth jetës time personale jeni shumë gabim. Ju kam dhënë më shumë info se sa duhet për Fifin, mbase ka ardhur momenti që t’ju shmang pak që të jem edhe unë e lumtur se pastaj vjen shpifja tjetër ‘Fifi Drama Queen, vetëm hiperbolizon, vetëm bën skena, bën gjithçka vetëm të jetë në qendër të vëmendjes’. Media të dashura s’e kuptoj pse vazhdoni ta përdorni personin e tretë kur flitet për mua dhe të dashurin tim…pse në çdo lajm të përmendet Adis Patushi si ish-bashkëshorti i palës tjetër. Besoj se pas disa kohësh do ketë titull Fifi bën dasmë më ish-bashkëshortin e…ndaluni! Dhe ju lutem kujdes se jeni duke shqetësuar dy familje se mua më është djegur lëkura u mësova tashmë me mashtrime mediatike për të shitur lajm e për të ngjallur panik për interesa personale të s’di kujt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE