Feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur publik Olsa Muhameti e mori nga…

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur publik Olsa Muhameti e mori nga…

Autorja e programit “Për’puthen” dhe ‘Kepi i Tundimeve’, Olsa Muhameti feston ditën e sotme ditëlindjen e saj. Përpos urimeve nga njerëzit e saj më të dashur, si një personazh i njohur nuk munguan dhe urimet publike. E nëse po pyesnit veten se kush i dedikoi fjalët më të bukura Olsës në këtë ditë kaq të veçantë për të jua themi ne.

Bëhet fjalë pikërisht për bashkëpunëtoren e saj prej pak vitesh tanimë, prezantuesen Bora Zemanin. Të dy bukuroshet njihen për miqësinë e tyre të mirë që është ruajtur edhe pse Bora është konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e ‘Për’Puthen’, por do të prezantojë programin më të ri që do të nisë së shpejti në Top Channel, “Dancing With The Stars’.

Me anë të një fotoje të përbashkët, Bora e uron Olsën me këto fjalë:

“Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Të dua“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47287 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE