Vranësira dhe reshje shiu/Si parashikohet moti për ditën e sotme?!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira dhe reshje shiu/Si parashikohet moti për ditën e sotme?!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe.

Po ashtu, pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  4 – 5  ballë.

  • Shkodër 18/34°C
  • Kukës 15/31°C
  • Lezhë 18/33°C
  • Dibër 14/30°C
  • Durrës 19/31°C
  • Tiranë 19/30°C
  • Elbasan 17/33°C
  • Berat 17/32°C
  • Vlorë 19/29°C
  • Korçë 13/26°C
  • Gjirokastër 14/31°C
  • Sarandë 17/28°C
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE