Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i mikut të tyre më të mirë, Elgitit!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i mikut të tyre më të mirë, Elgitit!

Përpos aktrimit dhe moderimit Donald dhe Romeo Veshaj, prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë shpesh të bashkëpunojnë në projektet muzikore me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë publikuar këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime. Një e tillë ishte dhe “Picasso”.

Ata së fundmi mbyllën dhe sezonin e parë shumë të suksesshëm të emisionit të tyre në Top Channel. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother VIP” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që ishte ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.

Ditën e sotme binjakët Veshaj festojnë ditëlindjen e tyre. Ata mbushin 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale, kanë marrë një urim special nga miku dhe bashkëpunëtori i tyre, Elgit Doda. Pas mesnate, kantautori i njohur ka publikuar një fotografi me vëllezërit Veshaj, shkëputur nga emisioni i tyre, që e shoqëroi me fjalët:

Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80 vjeç. Gëzuar ditëlindjen djemtë e mi!

Rikujtojmë se, Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar. Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por mbrëmjen e kaluar Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE