“I bënë fotot për Instagram dhe mbaroi”, Capital T revoltohet me VIP-at që protestuan për dhunimin e 11-vjeçares

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“I bënë fotot për Instagram dhe mbaroi”, Capital T revoltohet me VIP-at që protestuan për dhunimin e 11-vjeçares

Dhunimi i një 11-vjeçare në Prishtinë nga 5 persona tronditi të gjithë opinionin publik. Shumë qytetarë u ngritën në protesta në Kosovë dhe në Shqipëri. Mes tyre ishin edhe personazhe të njohur të ekranit, të cilët reaguan lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Mirëpo, kjo ka bërë që reperi Capital T të revoltohet dhe përmes një postimi në Instastory të deklarojë se gjithçka e bën për t’u dukur.

“A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 21 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet. Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi. Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet”, ka shkruar reperi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE