Bëhet virale në rrjet, shembet ura në Kongo, sapo i pritet shiriti i inagurimit! (Video)

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëhet virale në rrjet, shembet ura në Kongo, sapo i pritet shiriti i inagurimit! (Video)

Një incident i pazakontë u dëshmua në Republikën Demokratike të Kongos kur një urë e re për këmbësorë u shemb teksa zyrtarët po përgatiteshin të prisnin shiritin e përurimit zyrtar.

Incidenti qesharak në vendin e Afrikës Qendrore ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për cilësinë e ndërtimeve në vend, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjet.

E përditshmja iHarare shkruante se mbi urën e ngushtë kishte panik teksa njerëzit që ishin ngjitur në të për përurimin tentonin të mbaheshin te njëri-tjetri.

Ura ishte ndërtuar për të ndihmuar vendasit në kalimin e lumit në muajin me reshje të dimrit  pasi një urë e vjetër e improvizuar këputej shpesh dhe kishte shkaktuar vdekje e plagosje mes banorëve.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit shumë njerëz ngjiteshin në urën dy metra të gjerë e cila ishte zbukuruar me shiritë të kuq dhe një zyrtar ishte gati të bënte prerjen me gërshërë.

Por në ditën e saj të hapjes, ura nuk arriti të mbante veten dhe u shemb nga pesha e zyrtarëve. Ngjarja besohet se ka ndodhur në fund të javës së shkuar.

Nga incidenti nuk u raportuan plagosje serioze, pervec turperimit ne rrjetin global te internetit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE