Pasi u kafshua nga qeni influenceri vegan porosit menjëherë një hamburger!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi u kafshua nga qeni influenceri vegan porosit menjëherë një hamburger!

Një influencer argjentinas, Mariano de la Canal deklaron se pushoi së qeni vegan që kur u kafshua nga një qen. Gjatë një interviste për një TV lokal i riu u shpreh se ndihej i tradhtuar dhe për këtë arsye menjëherë pas sulmit shkoi në McDonald’s për të ngrënë një hamburger.

Historia e tij është publikuar nga mediat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe u bë virale brenda një kohe të shkurtër. Mariano, i cili u bë i njohur pas pjesëmarrjes në një “reality show” tregon mes të tjerash se pse ndryshoi zakonet e të ngrënit.

Unë pushova së qeni vegan sepse më kafshoi një qen. Pas sulmit, u zemërova dhe thashë: “Unë bëj fushata për kafshët dhe më pas vjen njëri prej tyre dhe më kafshon? Kështu që ndalova menjëherë së qënuri vegan dhe shkova menjëherë në McDonald’s për një hamburger.

Është një debat që vijon prej dekadash dhe vështirë se do të shuhet ndonjëherë. Megjithatë, një studim i fundit hedh poshtë mitin se vegjetarianët janë më të shëndetshëm se ata që e konsumojnë mishin. Studimi u krye nga Qendra Mjekësore e Universiteti të Grazit në Austri. Vegjetarianët kanë një nivel të ulët të yndyrave të ngopura dhe kolesteroli falë konsumit të frutave, perimeve dhe gjithë produkteve të tjera me bazë bimore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE