Rritja e çmimit të energjisë, nuk hyn në fuqi në tetor/Kryeministri Rama njofton shtyrjen!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritja e çmimit të energjisë, nuk hyn në fuqi në tetor/Kryeministri Rama njofton shtyrjen!

Rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që kalojnë fashën 800 kWh, nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Kryeministri Rama sapo dha lajmin.

Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë kWh sot është 11 mijë. Pra, kur e lëshuam fashën, kjo kërkesë ishte më lartë nga sa është sot. Ulja e temperaturave ka ndikuar, por edhe ka një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWh të mos hyjë në fuqi më 1 tetor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE