Indonezi, trupi i një gruaje gjendet brenda një pitoni!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Indonezi, trupi i një gruaje gjendet brenda një pitoni!

Së fundmi një grua në provincën e Indonezisë, Jambi është mbytur dhe gëlltitur e tëra nga një gjarpër i madh (piton). Jahrah rreth të 50-ve, po shkonte në punë dhe u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe grupet e kërkimit u dërguan për ta gjetur atë. Vendasit më vonë vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.

“Viktima u gjet në stomakun e gjarprit”, tha shefi i policisë së Betara Jambi, AKP S Harefa për mediat lokale, duke shtuar se trupi i saj dukej se ishte kryesisht i paprekur kur u gjet. Megjithëse incidente të tilla janë të rralla, kjo nuk është hera e parë që dikush në Indonezi vritet dhe hahet nga një piton. Dy vdekje të ngjashme u raportuan në vend midis 2017 dhe 2018.

Pitonët e gëlltisin ushqimin e tyre të tërë. Nofullat e tyre janë të lidhura me ligamente shumë fleksibël në mënyrë që të mund të shtrihen rreth gjahut të madh. Një ekspert i kishte thënë më herët BBC-së se pitonët zakonisht hanë minjtë dhe kafshët e tjera, por sapo të arrijnë një madhësi të caktuar është pothuajse sikur nuk shqetësohen më me minjtë sepse kaloritë nuk ia vlejnë. Kjo mund të përfshijë kafshë të mëdha si derra apo edhe lopë.

Rikujtojmë, se gjarpërinjtë helmues vrasin rreth 63,400 njerëz çdo vit, shumica në Azinë Jugore dhe veçanërisht në Indi. Megjithatë, vdekshmëria globale nga kafshimi i gjarprit ka rënë me rreth 36% që nga viti 1990, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar. Por megjithëse studiuesit e Universitetit Australian James Cook, të udhëhequr nga profesori Richard Franklin, i cili bëri publikimin përkatës në revistën shkencore “Nature Communications” shprehen se nuk shpresojnë se qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të përgjysmojë numrin e vdekjeve nga gjarpërinjtë deri në vitin 2030, të arrihet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE