Problemet vetëm mes çiftit, familja e këngëtares nuk përzihet…/Ja se çfarë mendon nëna e Shakira-s për Pique!

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet vetëm mes çiftit, familja e këngëtares nuk përzihet…/Ja se çfarë mendon nëna e Shakira-s për Pique!

Pavarësisht problemeve dhe ndarjes së Shakiras dhe Gerard Pique, gjithçka duket se është vetëm mes çiftit, pasi në familjen e yllit kolumbian ata ende e konsiderojnë futbollistin e skuadrës së Barcelonës pjestar të familjes së tyre. Nëna e artistes Nidia del Carmen foli me përfaqësues të mediave jashtë spitalit Teknon-Quiron në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane.

Teksa u pyet nëse Pique është ende pjesë e familjes së Shakirës, ajo tha:

Sigurisht, po, ne jemi ende familje.

Mësohet që Pique është një nga ata persona që nuk ka reshtur së shqetësuari për atë që po ndodh me zotin Mebarak, i cili madje ka vizituar vjehrrin e tij në spital, gjest për të cilin familja e Shakirës i është mirënjohës. Por, edhe pse disa burime pohuan se Gerard Pique ka vizituar klinikën për të kontrolluar babain e ish-partneres së tij, informacionet e reja pretendojnë se nuk janë të vërteta.

Sipas emisionit të TeleCinco ‘El programa de Ana Rosa’, futbollisti nuk e ka vizituar dhe Shakira është e mërzitur për këtë. Rikujtojmë se ylli i muzikës pop ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna. “Monotonia” brenda pak orësh mori miliona klikime. Kjo këngë duket se i është dedikuar Pique-s pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë.

Kjo këngë mesa duket ka “qëlluar në shenjë” pasi ka prekur jo vetëm Pique, por edhe partneren e tij të re. Përveç kësaj, akuzat e forta të fansave të këngëtares kolumbiane kanë bërë që Clara Chía Martí të marrë një vendim drastik. Ajo nuk do të kthehet më në Kosmos, kompaninë e Gerard-it ku ka punuar deri më tani dhe nga e cila u takua me futbollistin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE