‘Tradhti’ dhe krisje me Lori Hoxhën? Arbana Osmani thyen heshtjen dhe zbardh të vërtetën

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Tradhti’ dhe krisje me Lori Hoxhën? Arbana Osmani thyen heshtjen dhe zbardh të vërtetën

Prej kohësh në rrjet qarkulloi lajmi se kishte një krisje mes miqësisë së Arbana Osmanit, dhe aksioneres së Top Channel Lori Hoxha.

Së fundmi Arbana Osmani ka sqaruar gjithçka, duke treguar se në fakt nuk ka pasur një krisje.

Teksa tregoi se sezoni i shkuar i Big Brother fillimisht do t’i besohej asaj, jo vetëm në pjesën e moderimit , por edhe për autorisinë, Arbana tregoi se në momentin kur mori vesh se do të përfshihej Lori, ia la asaj në dorë nja pjesë të madhe të punës, duke marrë parasysh edhe ambicien e trashëgimtares së Top Channel dhe dëshirën që ajo kishte për ta çuar përpara këtë projekt.

Moderatorja gjithashtu sqaroi se Lori që pas përfundimit të BBVA1, i ka thënë se çdo Big Brother do të jetë një bashkëpunim ndërmjet dy vajzave.

“Influencojnë, nëse janë të vërteta dhe nuk influencojnë nëse nuk janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënia të cilën e di se si e kam, nuk kam pse përgënjeshtroj asnjë lajm. Nuk kam nevojë të postoj për të treguar se jemi miq. Në lidhje me lajmet që ka pasur për krisjen me Lorin, që kur mbaroi Big Brother, mua Lori më ka thënë që çdo Big brother do e kemi bashkë, ndaj s’kam pasur përse të flas lidhur me këtë. Ne i kemi patur gjërat e qarta dhe në këtë kuptim nuk më kanë ndikuar ato që janë shkruar.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE