E vërteta që nuk dini në lidhje me dadot e fëmijëve të Jennifer Lopez!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E vërteta që nuk dini në lidhje me dadot e fëmijëve të Jennifer Lopez!

Siç tanimë të gjithë e dimë diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka dy binjakë, Max dhe Emme. Ndërkaq, dado e tyre vite më parë dha dorëheqjen vetëm një javë pasi qëndroi me ta dhe e dyta gjithashtu. J.Lo e kishte të vështirë të merrte dikë që të kujdesej për fëmijët e saj.

Kur ishin të vegjël, binjakët kishin nevojë për vëmendje, pasi orari i ngjeshur i këngëtares e pengonte atë të kalonte me ta aq kohë sa donte. Një person i afërt me Lopez zbuloi për ‘National Enquirer’ se:

Normalisht, njerëzit që fitojnë shuma të mëdha parash dhe kanë shumë detyrime profesionale dhe sociale punësojnë një dado për çdo fëmijë, veçanërisht për të sapolindurit. Por duket sikur Jennifer priste që një dado e vetme jo vetëm të kujdesej për të dy binjakët, por të punonte 16 orë në ditë, shtatë ditë në javë! Dadoja e parë u largua brenda një jave, kështu që ata punësuan shpejt një të dytë. Ata punësuan një dado të dytë, e cila ishte e mrekullueshme me binjakët, por nuk mund të përballonte të punonte kaq shumë orë pa ndërprerje.

Rikujtojmë, se së fundmi Lopez i ka vendosur pikat mbi ‘i’ në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme me Ben Affleck pasi ajo u shfaq në rrjetet sociale për të festuar përvjetorin e një albumi të veçantë. Para pak ditësh në rrjet filluan të qarkullonin disa foto të Ben Affleck pa unazën e tij të martesës dhe menjëherë ta u bënë kryefjala e lajmeve duke thënë se ishin ndarë. Por mesa duket nuk qenka e vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49402 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE