Lot dhe mërzi në radhët e deputetëve të PD pas largimit të Grida Dumës (foto)

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lot dhe mërzi në radhët e deputetëve të PD pas largimit të Grida Dumës (foto)

Me lënien e mandatit të deputetes Grida Duma ka prekur edhe disa prej kolegëve të saj. Deputetët demokratë Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj janë parë të prekur, teksa po ndiqnin konferencën e saj të fundit si deputete, të paktën për këtë legjislaturë.

Madje ata shihen në një moment të përlotur.

Ky është një moment ‘deja vu’ për Partinë Demokratike.

Kujtojmë se disa vite më parë, në qershorin e 2013-s, ishte Sali Berisha ai që me ‘dorëheqjen’ e tij bëri të qajnë një pjesë e demokratëve, por që në fund rezultoi më kot se lideri historik i tyre bëri ‘anulim loje’. Se çdo të ndodhë me Grida Dumën do të mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se Grida Duma ka njoftuar se do të dorëzojë mandatin e deputetit, pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE