Nuk e paskemi ditur, Flori Mumajesi zbulon ‘sekretin’ e tij dhe të Eneda Tarifës!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk e paskemi ditur, Flori Mumajesi zbulon ‘sekretin’ e tij dhe të Eneda Tarifës!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Të gjithë e mbajmë mend këngën e tij hit “Playback”. Fraza “E ke ti një talent, dhe pse unë nuk po ta them”, bëri aq bujë në kohën kur Flori e këndoi në festivalin e “Kënga Magjike”, sa edhe sot e kësaj dite është e vështirë të harrohet.

Megjithatë, ka një detaj që Flori nuk na e kishte thënë më parë. U desh të kalonin 12 vite që kantautori të zbulonte se zëri i vajzës në sfond në këngën “Playback”, është ai i Eneda Tarifës. Në një postim të bërë në InstaStory, Flori shkroi:

Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe Eneda Tarifa duke shprehur vlerësimin për kolegun dhe mikun e saj. Ajo shkroi:

Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu… Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty… Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë… Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni…

Së fundmi, artisti ka bërë një deklaratë që padyshim ka ‘trazuar’ rrjetin pasi u shpreh se të gjithë hitet e tij janë zhdukur nga YouTube dhe fjalët e tij mjaft prekëse teksa shtonte se muzika e tij “ka vdekur.” Teksa ditën e djeshme, artisti ka reaguar sërish me anë të një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku shprehet se:

Kam pasur trafik mesazhesh, telefonatash, në Whatsapp, në Instagram. Edhe gazetarët më kanë kërkuar prononcime, të bëj intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni? 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE