Gjeologët ende nuk e dinë si është formuar, ju njohim me gropën më të thellë dhe më të madhe në botë!

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjeologët ende nuk e dinë si është formuar, ju njohim me gropën më të thellë dhe më të madhe në botë!

U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar. Një humnerë e thellë në komunën rurale Chongqing në Kinë, ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. Disa madje mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vitesh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj.

Me përmasa 660 metra thellësi, Xiaozhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore” dhe në fundin e saj të errët fshihet një botë e vërtetë e nëndheshme, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth 1285 lloje bimore dhe shtazore. Në sezonin e shirave, një ujëvarë vërshon në grykën e humnerës, duke ushqyer kështu lumenjtë nëntokësorë dhe një rrjet ujor në shpellat poshtë saj.

Ndonëse vendasit e kanë ditur për ekzistencën e humnerës për shekuj me radhë, ajo u zbulua nga eksploruesit britanikë që po përpiqeshin të studionin sistemin ujor të shpellave nëntokësore në këtë zonë. Pavarësisht se përpjekjet për të lundruar në rrjedhjen e lumit nëntokësor kanë qenë të shpeshta, shkencëtarët nuk ia kanë dalë dot. Për këtë shkak, kjo humnerë e thellë dhe e errët, mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës.

Rikujtojmë, se gropa e Marianeve është pika me e thellë oqeanike në planet. Gropa në formën e gjysmëhënës ndodhet në Paqësorin Perëndimor, në lindje të ishujve Mariane pranë Guamit. Rajoni që rrethon këtë gropë është i rëndësishëm për shkak të shumë mjediseve unike, përfshirë vrimat që nxjerrin squfur të lëngshëm dhe dioksid karboni, vullkanet aktive të baltës, dhe jetën detare që i është përshtatur presioneve 1000 herë më të mëdha sesa mbi sipërfaqen e detit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64423 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE