“Koha sekretin do ta zbulojë”/ Çfarë mendon Juliana Pasha për situatën e krijuar me Luizin brenda “BBVIP”?

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Koha sekretin do ta zbulojë”/ Çfarë mendon Juliana Pasha për situatën e krijuar me Luizin brenda “BBVIP”?

Shumë personazhe të njohur i kanë dalë në mbrojtje publikisht Luiz Ejllit dhe së fundmi pjesë e tyre është bërë dhe këngëtarja Juliana Pasha.

Disa vite më parë këngëtarja dhe Luizi kanë realizuar bashkëpunimin e tyre “Sa e shite zemrën”, e cila është rikthyer në qendër të vëmendjes që pas pjesëmarrjes së tij në “BigBrother VIP 2”.

Juliana ka vendosur të japë mendimin e saj në lidhje me situatën e Luizit brënda shtëpisë së famshme. Duket se kjo ka qënë dhe një kërkesë nga vetë fansat e artistes. Nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj, Juliana ndau një pjesë nga kënga e tyre dhe krahas saj shkroi:

“Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij, në TikTok. I uroj të ketë një mëndje të kthjellët, të pastër dhe shëndet të plotë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE