Hetimi i pastrueses “500 mijë euro”/ Prokuroria po kërkon në banka dhe kadastër pasurinë e Alda Klosit dhe pastrueses!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hetimi i pastrueses “500 mijë euro”/ Prokuroria po kërkon në banka dhe kadastër pasurinë e Alda Klosit dhe pastrueses!

Pasuria e Alda Klosit tashmë është në sitën e Prokurorisë së Tiranës.

Pas vjedhjes së rreth 120 mijë eurosh në shtëpinë e saj nga Rozeta dobi dhe i biri Havieri, prokuroria nisi verifikimet për pastrim parash. Përveç deklaratave të pasurisë të dorëzuara në ILDKPI, prokuroria i ka dërguar shkresë Kadastrës dhe bankave të nivelit të dytë për të marrë informacion për Alda Klosin. I njëjti verifikim po bëhet edhe për Rozeta e Havier Dobin.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej mbi  400 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi. Pavarësisht se këtyre parave deri tani nuk iu ka dalë asnjë posedues, prokuroria po verifikon të gjithë listën e kontakteve ku Dobi ka punuar si pastruese.

Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar emra zyrtarësh të cilëve janë marrë në pyetje por asnjëri nuk ka pretenduar vjedhje parash. Vetë e dyshuara Dobi në dëshminë e saj dhënë para hetuesve ka  pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa për paratë e zbuluara me vonë në banesën e saj nuk ka pranuar të flasë.

Ndërsa i biri Havier Dobi ka dëshmuar se vetëm ka qenë në dijeni të vjedhjes së kryer nga e ëma por nuk ka informacione për veprimet dhe kontaktet e saj.

Pavarësisht kësaj 21-vjeçari ishte përfituesi kryesor i parave të vjedhura nga e ëma. Megjithëse I papunë ai zotëronte 3 makina dhe shfaqte jetë luksi në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE