Ozzy Osbourne u detyrua “të dalë në pension” pasi anuloi turneun për shkak të shëndetit të përkeqësuar!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ozzy Osbourne u detyrua “të dalë në pension” pasi anuloi turneun për shkak të shëndetit të përkeqësuar!

Ozzy Osbourne ka anuluar turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë pasi tha se ai nuk është fizikisht i aftë për të performuar. Legjenda e Black Sabbath, 74 vjeç, kohët e fundit bëri një operacion të gjerë në shtyllën kurrizore pas një rënieje në shtëpinë e tij në vitin 2019, e cila kishte përkeqësuar më tej dëmtimet nga një përplasje thuajse fatale me biçikletë në 2003.

Duke njoftuar lajmin për fansat, Ozzy tha se ishte “doshta një nga gjërat më të vështira që i është dashur të ndajë ndonjëherë dhe se asnjëherë nuk do ta kishte imagjinuar se ditët e turneut të tij do të kishin përfunduar në këtë mënyrë. Duke shpjeguar se trupi i tij është ende i dobët fizikisht dhe ndau dëshpërimin e tij për zhgënjimin që mund t’i ketë krijuar fansave. Në një deklaratë, ai shkroi:

Kjo është ndoshta një nga gjërat më të vështira që më është dashur të ndaj me fansat e mi besnikë. Siç mund ta dini, katër vjet më parë, këtë muaj, pata një aksident të madh, ku dëmtova shtylla kurrizore. Qëllimi im i vetëm gjatë kësaj kohe ka qenë të rikthehem në skenë. Zëri im i  është mirë. Megjithatë, pas tre operacioneve, trajtimeve me qeliza staminale dhe seancave të pafundme të terapisë fizike, trupi im është ende i dobët fizikisht. Sinqerisht jam i përulur nga mënyra se si i keni mbajtur të gjithë me durim biletat tuaja gjatë gjithë kësaj kohe, por me ndërgjegje të plotë, tani kam kuptuar se nuk jam fizikisht i aftë të bëj turneun tim të ardhshëm evropian. Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar se ditët e mia të turneut do të kishin përfunduar në këtë mënyrë. Ekipi im aktualisht po vjen me ide se ku do të mund të performoj pa pasur nevojë të udhëtoj nga qyteti në qytet dhe nga vendi në vend.

Fansat nxituan të ndajnë trishtimin e tyre për lajmin, por edhe t’i urojnë Ozzy-t një shërim sa më të shpejtë. Me një shkrim ata u shprehën:

Pusho, Ozzy. Nuk ke asgjë për të vërtetuar në këtë pikë. Nuk i detyrohesh asgjë fansave të tu. Ne do të të konsiderojmë legjendë pavarësisht nga aftësitë tuaja të udhëtimit në të ardhmen.

Ndërsa një tjetër komentoi:

Kam pasur fatin të të shoh të performosh live disa herë gjatë viteve. Qëndrueshmëria jote përballë sfidave fizike në rritje është frymëzuese. Sado i dhimbshëm vendimi, është padyshim i duhuri për të ruajtur shëndetin tuaj. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE