“Kush janë 6 mafiozët shqiptarë që po investojnë në Dubai?”/ Anduena Llabani flet për ‘kokat e gjarprit’ që drejtojnë …

vovalbania March 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kush janë 6 mafiozët shqiptarë që po investojnë në Dubai?”/ Anduena Llabani flet për ‘kokat e gjarprit’ që drejtojnë …

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin Good Morning Albanians se shqiptarët në botë kanë treguar se mund të jenë të suksesshëm në të gjitha fushat, përfshirë atë të krimit.

Referuar artikullit të medias britanike që e cilëson mafien shqiptare ‘koka e gjarprit’, Llabani u shpreh se kokat e mafies shqiptare nuk qëndrojnë në Shqipëri, por në vende ku tregu është i madh dhe i sigurt që nga Spanja në Dubai.

“Në 2 dekada shqiptarët kanë arritur në Ekuador e Meksikë në kartele që i kemi parë vetëm në filma. Koka e gjarprit nuk rri në Shqipëri, qëndrojnë zakonisht në vende të tilla si Luksemburg, Spanjë ku janë të paprekshëm. Në Dubai janë 6 shqiptarë të akuzuar për vrasje me dënime kapitale, që drejtojnë real estate, dhe nuk mund të ekstradohen për shkak të ligjeve të atij vendi. Janë jo vetëm koka e gjarprit dhe koka të zgjuara, se janë edhe besnikë po edhe shumë bashkëpunëtorë”, tha Llabani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49034 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE