Si nëpër filma/ Goditi tri makina dhe i shpërtheu goma, DETAJE nga “arratisja” e Laert Haxhiut, para se të arrestohej në Greqi

vovalbania May 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si nëpër filma/ Goditi tri makina dhe i shpërtheu goma, DETAJE nga “arratisja” e Laert Haxhiut, para se të arrestohej në Greqi

Shqiptari në kërkim për vrasjen e dyfishtë në vititn 2017, Laert Haxhiu është arrestuar pas një ndjekjeje si nëpër filma nga oficerët e Janinës në shtetin fqinj.

Mediat greke thonë se gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës. Ai nuk iu bind dhe idha gaz makinës për t’u arratisur.

Gjatë ndjekjes, mjeti, i cili nuk ka mundur të ndalojë me sinjalin e policisë, ka përplasur tre automjete, ka ngecur në semafor dhe më në fund është ndalur kur ka përplasur një bordurë dhe ka shpërthyer një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve.

Më pas policia e ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin me të.

Sipas ERT, nga hetimet rezultoi se një nga tre të arrestuarit ishte shqiptari, i cili kërkohej nga policia shqiptare si pjesëtar e një grupi kriminal dhe akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasje në Shqipëri.  Madje, ndaj tij ishte shpallur “njoftimi i kuq” i kërkuar nga Interpoli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE