“Kur mendojnë që…”/Kejvina Kthella ka një përgjigje për ata që e kanë lënduar!

vovalbania May 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kur mendojnë që…”/Kejvina Kthella ka një përgjigje për ata që e kanë lënduar!

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media falë eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP’, e cila edhe pse nuk zgjati shumë arriti të linte shenjë.

Debatet e forta deri në dhunë fizike me protagonistin dhe fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin e bën bukuroshen padyshim shumë të përfolur. Pas përjashtimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kejvina bëri një pauzë të shkurtër nga rrjetet sociale, por u rikthye sërish me postimet në llogarinë e saj personale në Instagram.

Teksa ëshrë tepër aktive me postime nga përditshmëria, pak më parë modelja ka ndarë një ‘mesazh’ për të gjithë ata që mendojnë se e kanë lënduar. Teksa ka postuar një telefon të cilit i është thyer xhami mbrojtës, duket se vetë ekrani i telefonit nuk është dëmtuar aspak, pra si vetë ajo. Epo, mesa duket Kejvina ka dashur të thotë se sado komente negative t’i drejtoni, ajo sërish nuk ‘thyhet’.

Mesa duket eksperienca në ‘BBV’ e ka bërë modelen të heqë përfundimisht dorë nga mediat në Shqipëri dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një deklarate në Instastory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE