Nga xhirimet te prezenca e Luizit si aktori kryesor, Zamira Kita rrëfen prapaskenat e filimit “Në kuadër të dashurisë”

vovalbania July 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga xhirimet te prezenca e Luizit si aktori kryesor, Zamira Kita rrëfen prapaskenat e filimit “Në kuadër të dashurisë”

Ashtu siç tashmë e kemi mësuar, në kastin e yjeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” bën pjesë dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita.

Në një intervistë radiofonike Zamira ka dhënë disa detaje ekskluzive nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë…

“Sapo kam mbaruar grimin dhe jam gati të hyj në sallë të xhiroj sepse për fatin e mirë jemi në teatër sot. Publiku e ka mbushur sallën, janë të gjithë figurantët pjesë e publikut që do të ndjekin shfaqjen e teatrit, ku vijnë dhe personazhet e familjes sime, vajzat e mia që luhen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, burri im i dashur që luhet nga Ndriçim Xhepa. Është një kast shumë i mirë, për mua është një kënaqësi. Kam dhe krushkun, Luan Jaha, që është babai i dhëndrrit, Luizit. Është pastaj dhe Ylber Bardhi, që për mua është qershia mbi tortë, është vëllai i dhëndrrit. Është atmosferë shumë e bukur, ka shumë humor. Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita”, tha Zamira.

Po për sa i përket aktorit kryesor, Luizit?

“Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë. Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur”, tregon aktorja.

Zamira ka vijuar duke treguar për filmin se: “Filmi është shumë i bukur, ka rëndësinë e vet që unë ia kam kushtuar siç duhet…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49225 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE