Nga fjalët në vepra, Twitter zëvendëson zogun Larry me simbolin X!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga fjalët në vepra, Twitter zëvendëson zogun Larry me simbolin X!

Nga paralajmërimi në realitet. Pronari i Twitter-it, Elon Musk, sot prezantoi logon e re të platformës sociale, që do ta ketë një shkronjë të bardhë X me sfond të zi. Ky simbol do ta zëvendësojë zogun bojëqiell që jemi mësuar të shohim deri tani.

Sot në një postim, shefja ekzekutive e Twitter-it, Linda Yaccarino, tha se “X është këtu. Le t’ia nisim!”.  Sipas drejtueses, ndryshimi i platformës është një mundësi e re emocionuese.

Twitter e ka ndryshuar mënyrën si ne komunikojmë.

Sipas miliarderit Elon Musk, edhe postime që njihen si “tweets”, tashmë do të zëvendësohen me “postime x”.

Tashmw, Musk e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit duke vendosur logon e re, si dhe ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.

Ndër të tjera, Musk dëshiron dhe të krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X” dhe beson shumë se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social.

Po ashtu e ka ndërruar dhe emrin e biznesit në Korporata X e ka vënë në dukje se zëvendësimi “do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.

Ikona e deritashme, zogu bojëqielli me emrin Larry, duket se do të na mungojë. Bashkëthemeluesi i Twitter-it, Biz Stone, pati treguar se u quajt Larry, ashtu si ylli i basketbollit dhe legjendës së grupit Boston Celtics, Larry Bird.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE