Mbi 100 revista mjekësore në mbarë botën bashkohen për një qëllim: “Eleminoni armët bërthamore”!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 100 revista mjekësore në mbarë botën bashkohen për një qëllim: “Eleminoni armët bërthamore”!

Mbi 100 revista mjekësore në mbarë botën, kanë bashkuar forcën e tyre duke bërë thirrje për një veprim urgjent, me qëllim që të eliminohen armët bërthamore, pasi kërcënimi i katastrofës bërthamore është në rritje.

Ky numër i madh revistash, u sensibilizua duke botuar secila një artikull, në të cilin u bëhet thirrje profesionistëve shëndetësorë në mbarë botën që të paralajmërojnë qytetarët dhe drejtuesit për rrezikun e madh për shëndetin publik, që paraqet armët bërthamore. Në editorial thuhet:

Rreziku është i madh dhe në rritje. Shtetet e armatosura bërthamore duhet të eliminojnë arsenalet e tyre bërthamore përpara se të na eliminojnë ne.

Chris Zielinski i Shoqatës Botërore të Redaktorëve Mjekësorë, tha se ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm që revistat konkurruese, të cilat zakonisht luftojnë për përmbajtje ekskluzive, kishin bashkuar forcat. Në një deklaratëm ai tha:

Që të gjitha këto revista kryesore kanë rënë dakord të botojnë të njëjtin editorial nënvizon urgjencën ekstreme të krizës aktuale bërthamore.

Editoriali paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore do të ishte katastrofik për njerëzimin. Editoriali u publikua në të njëjtën javë kur një takim i komitetit përgatitor po mbahej në Vjenë për një rishikim të Traktatit të OKB-së për Mospërhapjen Bërthamore (NPT), i cili hyri në fuqi në 1970. E diela shënon gjithashtu 68-vjetorin e përdorimit të armës së parë bërthamore kundër civilëve, SHBA shpërtheu një bombë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës më 6 gusht 1945.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49065 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE