Përsëri bashkë, Loredana dhe Karim postojnë foton ‘matchy-matchy’!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përsëri bashkë, Loredana dhe Karim postojnë foton ‘matchy-matchy’!

Loredana tërheq gjithmonë vëmendjen jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me jetën personale. Këngëtarja ka qenë në një lidhje romantike me reperin Mozzik, me të cilin ka dhe një vajzë me emrin Hana. Lidhja e tyre përfundoi me shumë zhurmë në rrjet, por tanimë duket se artistja është në një tjetër romancë me Karim Adeymei.

Pak orë më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një InstaStory, ku shfaqet me partnerin e saj teksa të dy duken ‘matchy-matchy’ me triko në ngjyrë blu të çelët. Fytyra e bukuroshes nuk duket shumë, teksa ajo përqafon partnerin e saj. Mesa duket dyshja është ribashkuar, pasi më parë ata kanë qenë larg njëri-tjetrit siç kanë ndarë me ndjekësit në Instagram.

Dy ditë më parë, Loredana ka postuar në Instagram një foto ku është duke folur me të dashurin e saj me video call, teksa mesa duket këngëtarja nuk rri asnjë sekondë pa të. Ata duken shumë të lumtur edhe të dashuruar krah njëri-tjetrit.

Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime dhe komente negative, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar fare Loredanën, e cila më parë ka postuar disa foto të reja me të dashurin e saj dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është shkrimi i saj:

Përgjithmonë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE