Arjola Demiri reagon publikisht pas komenteve raciste ndaj partnerit të Adriana Matoshit: “Kundër gjithë botës për ty!”

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjola Demiri reagon publikisht pas komenteve raciste ndaj partnerit të Adriana Matoshit: “Kundër gjithë botës për ty!”

Ditën e djeshme aktorja Arjola Demiri publikoi disa foto në Instagram me familjarët dhe miqtë e saj.

Mes tyre ishte edhe një foto e Adrianës dhe Keith, që ka ngacmuar ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente raciste e ofenduese.

Kështu, ditën e sotme aktorja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale teksa edhe ditën e djeshme u është përgjigjur disa prej komenteve.

Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto të Denzel Washington dhe Rihannës duke shkruar respektivisht për secilin “Aktori që dua dhe adhuroj” dhe “Këngëtarja që dua dhe adhuroj”.

Më pas ka shpërndarë një foto të Keith dhe Adrianës duke shkruar “Vllai shoku im që e dua shumë”, ndërsa për Adrianën: “Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua.”

Po ashtu, nuk ka munguar as komenti i Adrianës e cila shkruan:

“Jo rastësisht Keith ka ardhe ne jeten tim fatkeqesisht per me i nxjerre ne pah fytyrat e njerezve qe urrejne nje nje njeri tjeter vetem pse eshte me ngjyre, Zoti i ka kriju edhe ata njejt sikur neve, edhe pse Al njerezit e mire i njeh qysh i njeh edhe ata te keqinjet! Po tash po i shohim edhe ne! Faleminderit ty moter e dashtun,prej dites t’pare me ke mbrojte dhe ndihem shume e forte me ty! Krejt atyne hejterave ia deshiroj lumtunine time dhe kam vetem nje deshire per ta: nga urrejtja te ju kthehet shpirti ne paqe!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE