Pas dramës së fundit mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit, ja si është tani marrëdhënia e çiftit!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas dramës së fundit mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit, ja si është tani marrëdhënia e çiftit!

Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” të këngëve “Si Mua” nga Dafina Zeqiri e Elgit Doda dhe “E keni dit” nga Ledri Vula, Romeo Veshaj dhe Klementi kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Ledrit dhe Sara Hoxhës. Dafina ka ndërprerë marrëdhënien shoqërore me çiftin dhe i ka hequr nga rrjetet sociale.

E për këtë arsye çifti ka qenë shumë në qendër të vëmendjes nëse e gjithë kjo situatë kishte ndikuar në lidhjen e tyre. E së fundmi për të treguar këtë Sara ka postuar në Instagram disa foto me Ledrin nga pushimet e tyre në Spanjë, ku duken duke përqafuar njëri-tjetrin dhe shumë të lumtur!

Së fundmi Ledri ka marrë vëmendjen e mediave me një veprim gjatë koncertit të tij më të fundit. Të gjithë e dinë romancën e Ledrit dhe Dafinës para disa vitesh dhe gjatë periudhës kur ishin të lidhur ata kanë bërë një bashkëpunim muzikor. Edhe pse më vonë çdo gjë u la pas dhe Dafina pati marrëdhënie të mira me Ledrin dhe partneren e tij, Sara Hoxha deri sa së fundmi kanë prishur miqësinë e tyre. Në koncertin më të fundi gjatë kohës kur Ledri po performonte në skenë vihet bashkëpunimi i tij dhe Dafinës dhe  Ledri sapo e ka kuptuar për cilën këngë bëhet fjalë është kthyer nga Dj dhe i ka kërkuar ta ndryshojë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE