Ish-oficerja e CIA-s dhe agjentja e posaçme e FBI-së tregon gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj t’i bënte!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-oficerja e CIA-s dhe agjentja e posaçme e FBI-së tregon gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj t’i bënte!

Një ish-oficere e CIA-s dhe agjente e posaçme e FBI-së, ka treguar 7 gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj 8-vjeçare t’i bënte. Tracy Schandler Walder nga Teksasi, ka punuar më parë si oficere e operacioneve të stafit në Qendrën Kundër Terrorizmit të CIA-s dhe si agjente speciale në zyrën në terren të FBI-së, në Los Angjelos.

Së fundmi 44-vjeçarja renditi disa nga masat paraprake që ajo merr si prind. Së pari dhe më kryesorja, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj të shkonte në kamp për të fjetur, sepse mendon se vajza e saj është shumë e re. Më tej ajo vazhdoi të tregojë se nuk ka armë në shtëpinë e saj, pavarësisht se ajo ka punuar në CIA dhe FBI.

Është thjesht diçka që unë zgjedh të mos e bëj. Unë gjithmonë hulumtoj në Google të gjithë mësuesit që ajo ka. Unë gjithashtu nuk do ta lija të përdorte banjën në një restorant apo në ndonjë vend publik vetëm. Unë shkoj gjithmonë me të.

Ish-oficerja tregon se vajza e saj është në një moshë ku nuk duhet të luajë pa praninë e një të rrituri. Schandler Walder ishte studente në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ajo u rekrutua nga CIA në një panair pune. Pas largimit nga CIA, ajo u bë një agjente speciale e FBI-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE