Ish-konkurrentja e formatit do të jetë prezantuesja e re e forumit “BBVK”

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-konkurrentja e formatit do të jetë prezantuesja e re e forumit “BBVK”

“Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të dytë mbrëmjen e nesërme.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë produksioni ka qenë më diskret me konkurrentët dhe nuk janë zbuluar as emra e as detaje të tyre.

Mirëpo faqja zyrtare e BBVK në Instagram ka zbuluar një emër, edhe pse jo të një konkurrenti.

Bëhet fjalë për  prezantuesen e emisionit ku do të diskutohet për dhe gjithçka rreth BBVK në “Big Talk”, emision që do të moderohet nga Mbresa Hajrullau.

Kujtojmë se vitin e shkuar ajo ishte konkurrente që pretendonte çmimin e madh, ndërsa këtë vit i është besuar ky pozicion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE