Moti i keq në Itali, 5 viktima e 3 të zhdukur në Toscana/Probleme edhe në Veneto!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në Itali, 5 viktima e 3 të zhdukur në Toscana/Probleme edhe në Veneto!

Stuhia Ciaran po gjunjëzon Italinë. Veçanërisht kritike, situata është në Toscana ku kanë humbur jetën pesë persona dhe tre rezultojnë të zhdukur. Presidenti Giani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme e së shpejti, pritet të deklarohet ajo e fatkeqësisë kombëtare.  Në disa lumenj, niveli i ujit po bie, por jo Arno.

Në Veneto një person u shpall i zhdukur. Eshtë fjala për një zjarrfikës, i cili nuk ishte në shërbim kur po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi. Ai ra në ujë në zonën midis Puos d’Alpago-s dhe Bastia-s në Belluno.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se po ndjek me shqetësim ecurinë e ngjarjeve katastrofike që veçanërisht kanë goditur Toscanan dhe shprehu ngushëllime për viktimat.

Kryeministrja mbetet në kontakte të vazhdueshme me ministrin Nello Musumeci, me kreun e Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, me presidentin e Rajonit, Eugenio Giani, si edhe me autoritetet kompetente.

Gjendja e rrugëve nuk paraqitet e mirë as në provincën e Frosinones, ku era fryn e fortë e me shpejtësi midis 70 dhe 100 kilometrave. Ka raportime të shumta për pemë të rrëzuara në zona të ndryshme, si edhe për segmente të mbuluara nga degë pemësht.

Në Ceccano, një pemë u rrëzua në rrugën që të çon për në varreza dhe drejt shkollës së mesme. Por, fatmirësisht, në atë moment nuk ka pasur asnjë makinë duke kaluar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë disa herë.

Ndër qytetet më të prekura rezulton edhe Anagni, ku është aktivizuar Qendra Bashkiake e Operacioneve të Mbrojtjes Civile. Nga ora 04:50 e mëngjesit, linja hekurudhore Romë-Cassino u ndërpre në seksionin midis Ceprano-s e Ceccano-s, edhe në këtë rast për shkak të rënies së pemëve që pushtuan pjesën hekurudhore. Kjo ka krijuar vonesa për udhëtarët pas disa anulimeve e riplanifikimit të lëvizjes. Trenitalia ka ftuar qytetarët të kufizojnë udhëtimin me tren, për shkak të pasojave të motit të keq.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE