DJ Dagz i propozoi për martesë, Einxhel Shkira zbulon arsyen pse nuk e mban dot unazën(FOTO)

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
DJ Dagz i propozoi për martesë, Einxhel Shkira zbulon arsyen pse nuk e mban dot unazën(FOTO)

Nëntorin e vitit të kaluar, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz organizuan një “Baby Shower” për djalin e tyre dhe ajo që e bëri akoma më speciale këtë festë ishte propozimi për martesë i Dagz, i cili surprizoi dhe përloti moderatoren e njohur.

Ditën e sotme, Einxhel është bërë tepër nostaligjike, duke ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura të postuara në profilin e saj të Instagramit.

“A jam e vetmja që bëhem nostalgjike në ditë me shi? Sa të vegjël dukemi ose më saktë sa jemi rritur në dy vjet”, shkruan Einxhel bashkangjitur një video ku shihet me Dagz gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV.

Një tjetër video që moderatorja ka ndarë me ndjekësit është edhe momenti kur partneri i saj e ka propozuar për martesë që sigurisht mbetet tepër i rëndësishëm për të.

DJ Dagz i propozoi për martesë, Einxhel Shkira zbulon arsyen pse nuk e

“Pikërisht kur mendoja se nuk mund të më surprizonte dot më shumë nga çfarë kishte bërë deri atëherë”, shkruan bashkangjitur postimit Shkira.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ka qenë fakti se Einxhel nuk e mban unazën e propozimit dhe për këtë ka një arsye interesante.

“Fakt interesant: Unë akoma pres të më shfryhen gishtat që të më bëjë unaza”, shkruan moderatorja.

DJ Dagz i propozoi për martesë, Einxhel Shkira zbulon arsyen pse nuk e

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE