UEFA rrit me 23% bonuset, ja sa përfiton Shqipëria në rast kualifikimi!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
UEFA rrit me 23% bonuset, ja sa përfiton Shqipëria në rast kualifikimi!

Shqipëria është vetëm një pikë larg Evropianit. Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, për më tepër që këtë herë po shkojmë drejt Gjermanisë me një lojë shumë të bukur, me shifra që tregojnë qartë se Sylvinho dhe të besuarit e tij e meritojnë një biletë.

Evropiani është një vitrinë shumë e madhe, prestigjioze, për lojtarët, për trajnerin Sylvinho, por dhe për vetë FSHF-n, kjo edhe në aspektin financiar.

Këtë Evropian, UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me “Euro2016”. 24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro. Kualifikimi vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme për një federatë të vogël si e Shqipërisë.

Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Një fitore vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro.

Nëse Shqipëria do të kalonte të paktën fazën e grupeve, kjo do të shtonte në arkën e FSHF-së edhe 2 milionë euro të tjera.

Kombëtarja shqiptare e futbollit para pas çastesh ka nisur sfidën kundër Moldavisë në transfertë (stadiumi Zimbru), për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë iu nevojitet “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Të parët në grup me 13 pikë, Shqipëria ka dominuar këto kualifikuese duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë gola dhe ka pësuar më pak, andaj të besuarit e Sylvinhos nuk janë aspak surprizë në këtë turne.

Ndeshja në fushë sot nis 0-0, por statistikat në futboll janë të vlefshme. Kuqezinjtë kanë 98 pozicione distancë nga Moldavia, që gjendet e 157-ta në renditjen e FIFA-s, teksa tanët mbajnë pozitën e 59-të.

Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parën që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

Më pas, në ndeshjen e kthimit për po atë tur kualifikues, kuqezinjtë ia dilnin të fitonin 2-3 në transfertë (7 qershor 1995). Përballjet e radhës kundër Moldavisë datojnë në vitin 2019, me Shqipërinë që fitonte dy takimet e Euro 2024, 2-0 në Elbasan dhe 0-4 në transfertë.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte disa muaj më parë në “Air Albania”, për ndeshjen e parë mes tyre në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë ia dolën të merrnin tri pikë falë fitores 2-0 me gola të Asanit dhe Bajramit.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE