Yjet e “The White Lotus” Meghann Fahy dhe Leo Woodall konfirmojnë romancën!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yjet e “The White Lotus” Meghann Fahy dhe Leo Woodall konfirmojnë romancën!

Yjet e “The White Lotus” Meghann Fahy dhe Leo Woodall kanë konfirmuar më në fund romancën e tyre pas më shumë se një viti spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre. Dyshja u panë së bashku në New York. 33-vjeçarja dhe 27-vjeçari dukeshin shumë të dashuruar teksa përqafoheshin dhe i dhuronin puthje njëri-tjetrit.

Yjet e “The White Lotus” ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator të vitit 2022 përpara se të shfaqej premierë sezoni i dytë i dramës së HBO. Fansat vunë re në atë kohë se Fahy kishte lënë një koment flirtues në një nga postimet e Woodall në Instagram, në të cilën shkruante “kjo është dashuri”. Disa muaj më vonë, një burim tjetër i afërt me çiftin tha se të dy ishin së bashku.

Rikujtojmë, se prezantuesi Andy Cohen e pyeti drejtpërdrejt Fahy në “Watch What Happens Live” në janar nëse kishte ndonjë të vërtetë në bisedat rreth romancës së tyre jashtë ekranit. Cohen këmbënguli se ata ishin thjesht miq. Fahy ka qenë më parë në një lidhje me aktorin Billy Magnussen nga 2017 deri në 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE