Pse gratë shqiptare heqin dorë nga pronësia? Noterja Eliona Saliaj denoncon situatën!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pse gratë shqiptare heqin dorë nga pronësia? Noterja Eliona Saliaj denoncon situatën!

Përgjatë vitit 611 persona u arrestuan për dhunë në familje. Nga 2010 raportohet se u vranë 159 gra. Por kur ligji është ashpërsuar dhe e dënon vrasjen në familje deri në burg të përjetshëm, kur shërbimet e specializuara në nivel vendor duhet të ofrojnë ndihmë për të mbijetuarat, ka ende sfida të papërmbushura. Një ndër to punësimi i grave.

Dhe siç rezulton dhuna ekonomike dhe varësia ekonomike e gruas është një nga problemet e pazgjidhura edhe në nivel institucional. Ende nuk është rregulluar me ligj pronësia mbi tokën bujqësore që do të garantonte barazi gjinore. Dhoma Kombëtare e Noterisë pranon fenomene të tjera si heqja dorë nga pronësia duke ja kaluar një burri dhe për tre vitet e fundit 5853 gra firmosën një dokument të tillë. 795 gra hoqën dorë nga e drejta e trashëgimisë. Noterja Eliona Saliaj e ftuar në emisionin “Fol me Anila Hoxhën” ka një denoncim për situatën ku përfshihen edhe regjistrimet e pasurive në emër të burrave.

Noterja: Toka bujqësore është një problematikë që ne gjithë kohën e kemi bërë prezente dhe ende nuk është zgjidhur. Do të duhet në mënyë emergjente të përcaktohet se kush janë bashkëpronarë të tokës bujqësore për ti dhënë hisen atje ku është edhe motrës, edhe nënës edhe gruas shqiptare. Në një studim të bërë në zyrat noteriale evidentova që në zyrat noteriale në 95 përqind të rasteve paraqitet vetëm mashkulli i familjes për të blerë pronën. Fenomen tjetër i cili është shqetësues është fakti që gratë nëpërmjet dhunës psikologjike pa dëshirën e tyre sepse askush nuk të jep pronë të heqi pronësinë me dëshirë, janë raste të grave në prag divorci dhe bashkëshortët bëjnë çmos që ajo të japë deklaratë që nuk i do pronat e tij, të japë kontratë dhurimi që gjithë pronat e fituara nga martesa të jenë në pronësi të bashkëshortit. Nga ajo që kuptoj në zyrat e noterisë një fenomen tjetër është heqja dorë nga e drejta e trashëgimisë së përfituar nga babai, nga nëna apo nga trashëgimtarët të tjerë të grave të motrave, të nënave për shkak se ato thonë që linja mashkullore duhet të shkojë pasuria dhe pasuria duhet të mbajë, duhet të trashëgojë mbiemrin. Për këtë arsye ne heqim dorë në favor të një personi tjetërr, në mënyrë që të mos përfitojmë dhe të mos jemi ne trashëgimtarë sepse nuk na takon. Fenomen tjetër të cilin kemi evidentuar janë të gjitha legalizimet që janë rregjistruar vetëm në emër të bashkëshortit. Aty ka patur një tentativë që përcaktohet se bashkë me deklarimin duhet të përfshihej edhe certifikata familjare për të evidentuar edhe bashkëshortin e prezumuar. Por kjo gjë nuk është zbatuar në asnjë rast dhe në të gjtiha organizimet dhe takimet që kam bërë në 36 zyra vendore të rregjistrimit të pasurive evidentova që asnjëri prej tyre nuk e rregjistronte, por rregjistronin vetëm bashkëshortin si pronar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE