Ina Kollcaku flet pas eleminimit nga DWTS: “Valbona më kishte inat që në fillim!”

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ina Kollcaku flet pas eleminimit nga DWTS: “Valbona më kishte inat që në fillim!”

Si e eleminuara e rradhës nga gara e “Dancing with the stars”, Ina Kollcaku ishte e ftuar në punatën e sotme të “Fan Club”.

Ajo foli për eksperiencën e saj si dhe marrëdhënien me anëtarët e jurisë, me të cilët shpesh ka patur përplasje dhe pakënaqësi.

Ina u pyet për debatin me Valbona Selimllarin, për të cilën u shpreh se ajo e ka patur inat që në fillim pa filluar ende gara dhe këtë e kishte dalluar nga shikimet që shkëmbenin në prapaskenë.

“Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë nga Valbona që pa filluar kompeticioni, nga shikimet që kishim nëpër prapaskenë kur haseshim në korridore. Sepse ti thjesht e kupton kur një njeri të pëlqen dhe një njeri nuk të pëlqen. Por do kisha vlerësuar ndershmërinë e të thënit ‘dëgjo, ti mund të performosh çfarëdolloj gjëje të duash, mund të jesh në nivelin më të lartë të mundshëm, por ti mua nuk më pëlqen në skenë dhe prandaj ke 6 pikë’“- u shpreh ajo për Valbona Selimllarin.

Më tej, Ina shtoi se pas përplasjes në skenë Valbona është përpjekur disa herë për t’u sqaruar, ama mesa duket as përpjekja për sqarim mes tyre nuk ka shkuar mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE