Të burgosurit tentojnë të rrahin vrasësin e Liridonës

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të burgosurit tentojnë të rrahin vrasësin e Liridonës

Granit Plava, i akuzuar si autori i vrasjes së Liridona Ademajt, ka tentuar të vetëlëndohet në burg.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani në një konferencë për mediat tha se Plava ka tentuar të vetëplagoset në qelinë ku mbahet. Dibrani tha se në momentin “kur është vërejtur se i burgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen, stafi ka reaguar menjëherë”.

Ai tha se të burgosurit kanë tentuar ta sulmojnë Granit Plavën por stafi i sigurisë ka reaguar menjëherë dhe është parandaluar një sulm i tillë.

“Jo nuk ka (rrahje). Natyrisht është rast i ndjeshëm edhe e dini tema që ka ndodhur në opinion lidhur me rastin dhe prej presionit e opinionit publik, edhe mund të ketë kërcënime sepse ata mund të kenë kontakte me të burgosurit e tjerë. Të burgosurit kanë tentuar për ta sulmuar por stafi ka reaguar menjehërë dhe e kanë shpëtuar nga ballafaqimi direkt. Do të thotë nuk ka pasur rrahje”.

Ndërkohë, Dibrani njoftoi se tre të paraburgosurit (Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla), nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg për shkaqe sigurie por edhe për tē mos pasur komunikim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE