Parandalohet një vrasje në Berat!
Një vrasje është parandaluar nga policia në lagjen “Çlirimi” të Beratit ku një 36-vjeçar kërcënoi me sëpatë një person, pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërhyrja e uniformave blu shmangu një tragjedi të mundshme dhe autori i dyshuar ra në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi zyrtar:
Një 36-vjeçar ka kërcënuar në rrugë me sopatë një 39-vjeçar, në lagjen “Çlirimi”. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti mes tyre. Sapo policia mori njoftimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të.
Në pranga ka rënë 36-vjeçari A.F.,
Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.