Shpallet fajtore blogerja që mësonte ndjekësit e saj se si të ndëshkonin brutalisht fëmijët e tyre!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpallet fajtore blogerja që mësonte ndjekësit e saj se si të ndëshkonin brutalisht fëmijët e tyre!

Një grua nga Utah, e cila ishte e famshme për këshillat e saj prindërore në kanalin e YouTube, u deklarua fajtore për katër akuza për abuzim të fëmijëve. 41-vjeçarja Ruby Franke akuzohet se abuzoi dhe i la fëmijët të kequshqyer, ndërsa gjithçka u bë e ditur kur njëri prej fëmijëve të saj arriti të arratisej nga shtëpia ku jetonin.

Blogerja, e cila dikur kishte më shumë se 2 milionë abonentë në kanalin e saj, doli në gjykatë dhe u deklarua fajtore. Dënimi i saj është caktuar për 20 shkurt 2024. 41-vjeçarja u arrestua në gusht në shtëpinë e një ish-bashkëpunëtoreje, Jodi Hildebrand, nga ku u arratis djali i saj i kequshqyer Frank dhe kërkoi ushqim dhe ujë. Sipas bbc.com, avokati i Frank ia vuri fajin zonjës Hildebrand, duke pretenduar se ajo udhëhoqi Frank në rrugën e gabuar.

Mbi 2 milionë abonentë, të tmerruar nga ashpërsia e dënimeve që propozoi, bënë disa raporte tek shërbimet lokale të mbrojtjes së fëmijëve. Pavarësisht akuzave të shumta nga shikuesit, Ruby Franke u justifikua duke thënë se stili i saj i prindërimit nuk ishte abuzim, por një mënyrë për t’u mësuar fëmijëve të saj pasojat e veprimeve të tyre.

Djali arriti të zvarritej nga dritarja dhe më pas mori rrugën për në shtëpinë e fqinjëve të tij, të cilët ngritën alarmin duke telefonuar 911. Ai kishte plagë të hapura dhe shenja të shiritit ngjitës në kyçet e këmbëve dhe kyçet e dorës, duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar ujë dhe ushqim. Pas kontrollit në shtëpinë e influenceres, policia zbuloi se edhe një tjetër fëmijë kishte nevojë për ndihmë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE