Aktori i njohur korean Lee Sun-kyun gjendet i vdekur në makinë!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur korean Lee Sun-kyun gjendet i vdekur në makinë!

Fatkeqëisht ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar “Parasite”. I ndjeri është gjetur i vdekur në makinën e tij në një nga parqet kryesore të Seulit. Është e paqartë nëse Lee vrau vetën, por policia tha se kishte marrë një raport se ai ishte larguar nga shtëpia dhe kishte lënë një shënim. Ai ka qenë nën hetim si i dyshuar për përdorim të drogës që nga tetori.

Aktori ishte i martuar dhe kishte dy djem me aktoren Jeon Hye-jin. Ai luajti në rolin kryesor në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke u bërë një emër i njohur gjatë viteve 2010. Kyun fitoi famë ndërkombëtare si Park Dong-ik në “Parasite”.

Filmi mori katër çmime në Oscars 2020, duke përfshirë filmin më të mirë duke u bërë filmi i parë në gjuhë të huaj që fitoi çmimin. Lee nuk është i vetmi personazh i famshëm koreano-jugor që ishte në hetim për përdorim droge kohët e fundit. Në fillim të këtij muaji, ylli i popit G-Dragon u lirua nga akuzat pas disa javësh hetimesh. Aktori Yoo Ah-in aktualisht është në gjyq për përdorim droge.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50354 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE