Açka akuza Nikollës për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve: S’më ke njoftuar, e ke kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Açka akuza Nikollës për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve: S’më ke njoftuar, e ke kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore!

Deputetja e Partisë demokratike, Flutura Açka ka bërë një reagim lidhur me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të cilën thotë se nuk është njoftuar në asnjë formë që do të zhvillohej sot. Açka akuzon Nikollën se e ka kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore,  ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka.

 

Ndërkohë në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gazment Bardhi ka bojkotuar këtë seancë në vazhdë të aksionit në Kuvend, ndërsa e pranishme është Jorida Tabaku.

Kjo e fundit, në nisje të seancës ka deklaruar se pjesëmarrja e saj është në dakordësi me grupin e PD duke qenë se do të diskutohet edhe për çështjen e integrimit.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera.

Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. Shqipërisë i duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi! Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.

Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, ka thënë Tabaku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49623 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE