Talenti shqiptar në radarët e Borussia Dortmund…

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Talenti shqiptar në radarët e Borussia Dortmund…

Edon Zhegrova mbetet në qënder të vëmendjes jo vetëm prej cilësive që ka në fushën e lojës por dhe prej karakterit dhe sjelljes së tij brenda dhe jashtë fushës së lojës. Së fundmi,talenti shqiptar i Kosovës, po gëzon një formë të shkëlqyer teksa është shndërruar në një nga protagonistët e momentit te Lille, duke përfunduar në qendër të merkatos europiane.Pas skuadrës së njohur spanjolle, Real Sociedad, të enjten është raportuar për një skuadër tjetër të madhe që interesohet për Edon Zhegrovën. Gjiganti gjerman, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, raporton “derwesten.de”. Bëhet me dije se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro. 24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lilën ka kontratë deri në vitin 2026.  Ai është pjesë e Lilës prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Bazelit.

Rikujtojmë se disa kohë më parë, në media u përfol se këngëtarja e njohur Loredana është në një romancë të re me futbollistin Edon Zhegrova. Gazeta zvicerane “Blick” ishte ajo që ngjalli dyshimet pasi publikoi një foto të dyshes teksa ishin krah njëri-tjetrit. Vetë këngëtarja e ka postuar foton, por gazeta kishte bërë një shkrim referuar një romance të mundshme. Ama këto lajme ranë poshtë kur Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48993 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE