Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj sërish në SPAK!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj sërish në SPAK!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në hetim për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, u paraqit sërish për t’u marrë në pyetje nga SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij. Në dalje, tha se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë ndërsa përsëriti kërkesën që të administrohen të plota materialet e raportit të auditit të KLSH-së. Teksa foli për hetime komplekse, nënvizoi se është e nevojshme që të shtrihen më herët se dhënia e koncesionit nga marsi 2011 deri në shtator 2013.

Më herët gjatë javës, BKH-ja ka pyetur në burg dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj.

Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë u rëndua gjatë nëntorit të kaluar, pak muaj pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori miratimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, “Arrest me burg” për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Vazhdimisht, Beqaj deklaron se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, duke kërkuar që ndaj tij të kryhet edhe hetim pasuror, madje lëshoi indicie se provat e dhëna nga SPAK-u çojnë në dyshimet se ish-ministri i Shëndetësisë mund të ketë falsifikuar dokumentet dhe ekziston mundësia të ketë kryer edhe korrupsion.

Megjithatë, aktualisht ndaj Beqaj është në fuqi masa “Detyrim për paraqitje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE