Tartu, qendra për shkencën, arsimin dhe kulturën në Estoni!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tartu, qendra për shkencën, arsimin dhe kulturën në Estoni!

Tartu, në Estoni, nuk është shumë i njohur, por me rreth 100.000 banorë ai është qyteti i dytë pas kryeqytetit, Talin. Sivjet Tartu është një ndër tre kryeqytetet e Kulturës Europiane 2024. Ekonomikisht Tartu është qartësisht nën hijen e kryeqytetit të Estonisë. Por kulturalisht, universiteti i vjetër dhe qyteti hanseatik janë të paktën në të njëjtin nivel me të. Tartu është parë tradicionalisht si zemra dhe shpirti i shtetit të vogël baltik në Europën verilindore.

Kryebashkiaku Urmas Klaas:

Tartu ka qenë gjithmonë një qendër për shkencën, arsimin dhe kulturën në Estoni.

Tartu ishte dikur djepi i zgjimit kombëtar estonez dhe vendlindja e festivalit të këngës estoneze, teatrit estonez dhe madje edhe të vetë shtetit estonez. Traktati i Paqes i Dorpat, emri i vjetër gjerman për Tartu, u nënshkrua në Tartu më 2 shkurt 1920, në të cilin Rusia sovjetike njohu sovranitetin e Estonisë, e cila ishte bërë e pavarur më 1918.

Nëpërmjet një koncepti artistik të titulluar “Artet e Mbijetesës”, Kryeqyteti Kulturor Evropian i Tartudo të ofrojë më shumë se 1000 ngjarje. Programi i tij do të nisë më 26 janar, me një himn të kompozuar posaçërisht për të festuar qytetin universitar si “Qyteti i Gjakut të Ri”. “Tartu Pride” do të zhvillohet nga 12-18 gusht, një rast për të festuar legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Estoni, një ligj i ri që hyri në fuqi më 1 janar 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE