Futbollistit dhe shokut të Messit, i hyjnë në shtëpi me pistoleta dhe e grabisin…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollistit dhe shokut të Messit, i hyjnë në shtëpi me pistoleta dhe e grabisin…

Edhe pse jo në shkëqimin e dikurshëm, Angel Correa mbetet një futbollist i rëndësishëm në ekipin e Atletico Madridit nën drejtimin e Diego Simeones. Argjentinasi ka zhvilluar gjithashtu edhe disa ndeshje të rëndësishme me ekipin kombëtar të Argjentinës, krah për krah me Lionel Messin, i cili tashmë është transferuar në kampionatin amerikan të futbollit. Por së fundmi, sulmuesi anësor është përballur me një situatë të pakëndshme, së bashku me familjen e tij. Fatmirësisht, ka pasur vetëm dëme materiale në shtëpinë e lojtarit të Atletico Madridt

Futbollisti i Atletiko Madrid, Angel Korrea, ka përjetuar një natë të tmerrshme këtë të premte, pasi ka qenë viktimë e një grabitje në banesën e tij. Sipas “Cadena Cope”, lojtari ka qenë në shtëpi me familjarët, kur katër persona me maska i kanë hyrë në banesë me armë zjarri në dorë duke e kërcënuar. Ata kanë kërkuar të dinë ku janë paratë dhe sendet me vlera në shtëpi, duke rrëmbyer shumë gjëra para se të largoheshin. Raportohet se as Korrea dhe as familja e tij nuk kanë pësuar lëndime nga kjo grabitje me armë në banesë. Policia ka nisur menjëherë punën për kërkimin e hajdutëve të cilët kanë marrë sende me vlerë prej qindra mijëra eurosh nga banesa e futbollistit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE