Sot nis sesioni i ri parlamentar/Opozita vijon aksionin në Kuvend!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot nis sesioni i ri parlamentar/Opozita vijon aksionin në Kuvend!

Kuvendi i Shqipërisë nis sot sesionin e ri, pas atij të mbyllur mes kaosit të shkaktuar nga opozita që zotohet për vazhdim të aksionit opozitar nëse nuk iu plotësohen kërkesat lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Po ashtu nuk pati dakordësi lidhur me komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Sesioni i ri parlamentar nis në orën 17:00. Deputetët i kthehen punimeve me një rregullore të re, me përjashtim deri në 60 ditë, por pavarësisht kësaj, grupi i Gazment Bardhit dhe deputetët e Sali Berishës zotohen të vijojnë me strategjinë e përpjekjeve për bllokimin e seancave. Ish-kryeministri Berisha ndodhet në “Arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”.

Seanca do të hapet nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ku pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit, si ministre e Kulturës dhe Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si ministër i Financave ndërsa Blendi Gonxhe si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ligjvënësit lanë pas një sesion mes kaosit, flakadanëve dhe disa nismave ligjore që presin 84 vota. Peng i bashkimit të kartonëve janë amnistia penale, rritja e pagave për Kushtetuesen, zgjedhja e Avokatit të Popullit, si edhe Reforma Zgjedhore. Partia Socialiste i ka shtrirë dorën opozitës që të bashkojnë votat për amnistinë penale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE