“Reforma Zgjedhore”, Gjiknuri dhe Alibeaj takim me përfaqësues të OSBE!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Reforma Zgjedhore”, Gjiknuri dhe Alibeaj takim me përfaqësues të OSBE!

Partia Socialiste ka filluar punën për reformën zgjedhore duke ecur me parimin se për të kaluar ndryshimet voliten vetëm 84 vota dhe jo një konsensus më i gjerë.

Kjo ka bërë që komisioni për reformën të rindezë punën duke pasur si bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn si përfaqësues të PD-së zyrtare, dhe bashkë me të edhe numrat për të arritur kuorumin edhe pse grupi Basha është në minorancë numrash në Kuvend.

Një ditë pas letrës që dy bashkëkryetarët i nisën OSBE, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kësaj zyre.

“Takova sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”, thuhet në njoftimin zyrtare të përcjellë nga Gjiknuri.

Më vonë, në orën 14:00, përfaqësuesit e OSBE do të takojnë edhe Enkelejd Alibeajn.

Ndërkohë grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi prej kohësh ka pamundësuar punime normale në Kuvend me qëllim përfaqësimin si bashkëkryetar në komisionin e reformës. Lëvizjet e fundit Alibeaj-Gjiknuri të konfirmuara një ditë më parë edhe nga Lulzim Basha tregojnë se komisioni për reformën e ka filluar punën, pavarësisht rrëmujës në Kuvend nga e cila po përfitojnë vetëm  Basha dhe Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE