Pranga kardiokirurgut në Tiranë, shfrytëzonte një të mitur për prostitucion!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pranga kardiokirurgut në Tiranë, shfrytëzonte një të mitur për prostitucion!

Një 42-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion. Mësohet se në prangat e bluve të Komisariatit nr.1 ra shtetasi Dervish Hasi, mjek kardiokirug, i akuzuar se prej dy vitesh shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të mitur, që tani është 16-vjeçe dhe e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt. Besimtar mysliman, Hasi kishte edhe tre gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Njoftimi zyrtar:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Emri i mjekut nuk është i panjohur për organet ligjzbatuese. Dervish Hasi rezulton i hetuar nga SPAK-u si personi që furnizonte me tritol e snajper, një grup të strukturuar kriminal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE