Interi shkon në finalen e Superkupës së Italisë por Simone Inzaghi është i kënaqur me…

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Interi shkon në finalen e Superkupës së Italisë por Simone Inzaghi është i kënaqur me…

Simone Inzaghi beson se gjëja e vetme negative në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Lazios ishte rezultati përfundimtar i takimit, pasi që sipas tij mund të kishin shënuar më shumë gola. Ish-trajneri i Lazios tani ka mundësinë të fitojë titullin e pestë të Superkupës së Italisë në karrierën e tij, teksa do të përballet me Napolin në finale ditën e hënë. Rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk reflekton në tërësi dominimin që pati Interi në këtë ndeshje, të cilën e fituan falë golave nga Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Davide Frattesi. Ata kishin një mori rastesh, duke goditur shtyllën dy herë me Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Djemtë kanë bërë shumë mirë, ne kishim një performancë të madhe, menjëherë e patëm çasjen e duhur. Tani jemi në finale, ne duhet të rikuperojmë energjitë brenda dy ditëve, pasi do të jetë shumë e vështirë ndaj Napolit. Ne nuk kemi luajtur këtë format asnjëherë më herët, por ky është futbolli tani, ne duhet të adaptohemi dhe unë i kam përgëzuar djemtë sonte, pasi e shijova duke i parë ata. Avantazhi prej vetëm 1-0 në pjesën e parë duke konsideruar rastet që kishim, ishte gjëja e vetme negative këtë ndeshjen por eventualisht ne fituam 3-0, goditëm shtyllën dy herë, kështu që jam i kënaqur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE