As kazerma nuk i ndau, Ilnisën e merr malli për Meritonin dhe i rrëmben një puthje!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
As kazerma nuk i ndau, Ilnisën e merr malli për Meritonin dhe i rrëmben një puthje!

Pak ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” u fut një zarf i kuq për banorët, të cilët u paralajmëruan për shkelje të rregullave gjatë javëve. E mbrëmë gjatë spektaklit, u zbulua se çfarë vendimi kishte marrë Vëllai i Madh për ta.

Banorët që u dënuan janë Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Meritoni, Gabriele dhe Romeo. Ata do të jetojnë në një ambient tjetër, të quajtur kazermë, të improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të dënuarit nuk kanë të drejtë që marrin informacion nga banorët e tjerë.

Ata do të qëndrojnë brenda saj deri në momentin që do ta vendosë Vëllai i Madh. E vetmja mënyrë komunikimi mes dy palëve është një dritare e vogël, të cilën mund ta hapin vetëm banorët e padënuar. Mbrëmë sapo u hap dritarja e kazermës, Ilnisa ka shkuar aty dhe ka kërkuar Meritonin, me të cilin shkëmbyen puthje.

Ilnisa: Hajde beb.

Meritoni: Po shpirt.

Ilnisa: Shpejt.

Romeo: O Zot i madh!

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë dy personazhet që janë parë shumë ta afërt me njëri-tjetrin. Fillimisht ka qenë Gazi, u cili gjatë një bisede me Rozën, në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Mbrëmjen e kaluar, teksa kanë qenë në oborr, disa nga banorët kanë komentuar afrimitetin e dyshes, ku fillimisht është pyetur Meritoni dhe më pas Ilnisa. Ja si ishte përgjigjja e tyre…

Sara, Lediona, Roza dhe Ilnisa janë 4 personazhet që do të shkojnë në televotimin e kësaj të marte. Një ‘përplasje titanësh’ në plotë kuptimin e fjalës që në javën e dytë të këtij “Big Brother VIP”. Katër vajzat më protagoniste, ku largimi i secilës prej tyre do të jetë i dukshëm. Vlen të theksohet se, nominimet mes banorëve këtë radhë u bënë në një mënyrë të re, të cilat ishin komplet të hapura. Banorët u ndanë në tre grupe, ata shkuan në dhomën e rrëfimit, oborr dhe dhomën e gjumit dhe rezultatet ishin 4 personazhet e mësipërm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE